Those who fulfill the covenant of Allah and do not break the contract, (Ar-Ra'd [13] : 20)
Sherif Ahmeti:
Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin (Ar-Ra'd [13] : 20)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilët e zbatojnë besën e All-llahut dhe nuk e thejnë marrëveshjen
2 Hassan Efendi Nahi
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
3 Tafsir as-Saadi
Ata që e përmbushin besën e dhënë Allahut dhe nuk e shkelin fjalën e premtuar; - Këtu bëhet fjalë për premtimin që Allahu i Madhëruar ka marrë prej tyre. Ai u ka marrë besën, që ata do të bëjnë maksimumin për të përmbushur detyrimet që kanë ndaj Tij. Këtë kuptim ka: “jufune biahdil-lahi” - domethënë, e përmbushin premtimin e dhënë Allahut. Përmbushja e këtij premtimi duhet të bëhet në formën më të plotë dhe më të saktë. Pjesë e këtij plotësimi është dhe fakti që ata: "…nuk i shkelin marrëveshjet." Kështu, ata i plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë marrë përsipër për t’i kryer për hir të Allahut të Lartësuar. Kjo përfshin të gjitha marrëveshjet, betimet që janë bërë në emër të Zotit ose edhe zotimet që bëhen në formë adhurimi për Zotin. Ajeti jep mesazhin që njeriu duhet të jetë i mençur dhe i urtë, sepse do të marrë shpërblimin e madh të Allahut të Lartësuar. Kjo arrihet vetëm nëse ai i përmbush të gjitha detyrimet, dhe jo duke i shkelur ato. Një përshkrim tjetër i këtyre të përzgjedhurve vjen më poshtë, ku Allahu i Lartësuar thotë: