Allah extends provision for whom He wills and restricts [it]. And they rejoice in the worldly life, while the worldly life is not, compared to the Hereafter, except [brief] enjoyment. (Ar-Ra'd [13] : 26)
Sherif Ahmeti:
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atijqë do dhe ia kufizon (atij ë do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. e jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër) (Ar-Ra'd [13] : 26)
1 Feti Mehdiu
All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë ose ia shkurton. Atai gëzohen jetës në këtë botë, kurse jeta në këtë botë, krahasuar me botën tjetër, është vetëm një kënaqësi kalimtare
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i jep me mbushulli atij që Ai dëshiron dhe po Ai kufizon. Ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. - Vetëm Allahu i Lartësuar e ka fuqinë që t’i shtojë rriskun atij që Ai dëshiron dhe t’ia pakësojë atij që Ai dëshiron. Megjithatë, mohuesit nuk e kuptojnë këtë. Ata gëzohen me stolitë e kësaj bote, që Zoti i ka përcaktuar për ta. Ai është një gëzim i tepruar dhe jo i drejtë, që i bën të gjejnë prehje me këtë jetë dhe ta harrojnë ose të jenë të pavëmendshëm ndaj ahiretit. Kjo ndodh edhe për shkak të mangësisë dhe dobësisë së logjikës së tyre. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë një fakt shumë të rëndësishëm, që Allahu i Lartësuar i përmbledh me fjalët:
Por jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër është veçse një përjetim mashtrues. - Në krahasim me ahiretin, jeta e kësaj bote është një përjetim tërësisht i pavlerë, i cili të fal njëfarë kënaqësie të shkurtër, por që shumë shpejt largohet dhe pasohet nga një mjerim dhe vuajtje e gjatë.