Until the Day of the time well-known." (Al-Hijr [15] : 38)
Sherif Ahmeti:
deri në kohën e ditës së caktuar” (Al-Hijr [15] : 38)
1 Feti Mehdiu
Deri në atë ditën e caktuar”
2 Hassan Efendi Nahi
deri në një ditë të caktuar."[1]
[1] Sipas komentuesve të Kuranit, kjo ditë mund të jetë dita kur i fryhet Surit për herë të parë, për të lajmëruar shkatërrimin e të gjithë krijesave ose një ditë tjetër të cilën e di vetëm Allahu.
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Allahu) tha: “Po, ke afat, deri kur të vijë dita e caktuar.” - Plotësimi i kësaj kërkese nuk u bë për të nderuar Iblisin, por si sprovë për atë dhe për njerëzit, në mënyrë që të dalin në pah të sinqertët, që i binden Zotit e jo armikut të tij, nga ata që nuk janë të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na këshillon dhe paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe na i sqaron porositë e Tij për ne.