And the companions of the thicket [i.e., the people of Madyan] were [also] wrongdoers, (Al-Hijr [15] : 78)
Sherif Ahmeti:
Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë (Al-Hijr [15] : 78)
1 Feti Mehdiu
Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë
2 Hassan Efendi Nahi
Por edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,
3 Tafsir as-Saadi
Edhe populli i Ejkës qenë keqbërës. - Këta ishin populli i Shuajbit, për të cilët Allahu i Lartësuar tregon se banonin në një vend të quajtur Ejke, që do të thotë: kopsht i gjerë me shumë pemë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e shumta që u kishte dhuruar atyre, por ata nuk u treguan mirënjohës. Profeti Shuajb i ftoi ata në teuhid dhe që të largoheshin nga padrejtësitë. Ai i ndaloi nga cenimi i masës dhe peshës në tregti dhe i urdhëroi për plotësimin e të drejtave ndërnjerëzore. Profeti u tërhoqi vëmendjen për shumë gjëra dhe i kërcënoi me ndëshkim nga Zoti, por ata vazhduan me padrejtësi, duke shkelur dhe shpërfillur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave të Tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si ‘dhalimin’, keqbërës të zhytur në padrejtësi.