Have they not considered what things Allah has created? Their shadows incline to the right and to the left, prostrating to Allah, while they [i.e., those creations] are humble. (An-Nahl [16] : 48)
Sherif Ahmeti:
A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz) (An-Nahl [16] : 48)
1 Feti Mehdiu
Po a nuk shohin ata hiç se ç’ka krijuar All-llahu; herë djathtas herë majtas zgjat hijen e vet; si përulje ndaj All-llahut, edhe ajo, madje, është përulje
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk e vërejnë ata se si të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu falur Allahut dhe duke iu përulur?
3 Tafsir as-Saadi
A nuk po shohin ata (mohuesit e Zotiti) se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? - Ajeti flet për ata që janë në dyshim rreth njëshmërisë dhe madhështisë së Zotit dhe faktit se Ai është i plotë e pa mangësi. Ai i fton ata të meditojnë për këtë fakt, duke thënë: “A nuk e shohin ata se çdo gjë që ka krijuar Allahu e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” Le të shohin të gjitha krijesat që Allahu ka krijuar në tokë. Le të shohin se si shtrihen hijet e tyre në tokë, majtas e djathtas. Të gjithë i bëjnë sexhde Allahut dhe i përulen madhështisë dhe pushtetit të Tij. Ata e bëjnë këtë dhe janë ashtu siç i përshkruan i Madhëruari, të nënshtruar e të përulur nën pushtetin, sundimin dhe administrimin e Tij gjithëpërfshirës. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij dhe askush nuk mund të dalë jashtë rregullit të Tij.