And when you recite the Quran, We put between you and those who do not believe in the Hereafter a concealed partition. (Al-Isra [17] : 45)
Sherif Ahmeti:
Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme (Al-Isra [17] : 45)
1 Feti Mehdiu
Kur lexon Kur’an, ndërmjet teje dhe atyre që nuk i besojnë botës tjetër, Ne vejmë një perde të fshehtë
2 Hassan Efendi Nahi
Kur ti (Muhamed) lexon Kuranin, Ne vëmë një perde të fshehtë mes teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e ardhshme.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar na njofton për ndëshkimin e drejtë dhe të merituar që u jep atyre që i kthejnë shpinën ftesës dhe bujarisë së Tij. Atij që e refuzon, Allahu i ndërhyn mes zemrës së tij dhe imanit, dhe ky njeri nuk mund ta gjejë më udhëzimin. Mjerë ata që shpërfillin ftesën dhe Shpalljen e Zotit! Mjerë ata që nuk i respektojnë mundësitë që Zoti u ofron për të besuar!
Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. - Në këtë Kur'an është sjellë gjithçka e nevojshme që njeriu të gjejë udhëzimin. Në të ka këshilla të shoqëruara me inkurajime e qortime, përgëzime e kërcënime, që të nxisë ndjenjat e adhurimit, si frika, shpresa, dashuria për Zotin etj. Kur'ani ka rrëfime që i kujtojnë zemrës të vërtetën në mënyrë të përsëritur e të vazhdueshme. Ai ka udhëzime të qarta për çdo vepër e fjalë të mirë që të afron te Zoti dhe të mbush zemrën me besim. Në të gjen ushqim të mjaftueshëm për të forcuar imanin. Ai përmban shumë mirësi e dituri, që të ndriçojnë rrugën dhe shpirtin. Atëherë, nëse njeriu e refuzon këtë libër me kaq mirësi, Zoti e privon nga ai dhe për të nuk mbetet asnjë mundësi tjetër udhëzimi. Allahu thotë: “....Ne vëmë një perde të padukshme mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër.” Mes refuzuesve dhe Kur'anit vendoset një pengesë, që nuk i lë ata të kuptojnë mesazhet e tij. Ata nuk mund të përfitojnë nga të vërtetat e Kur'anit, nuk mund të ndriçohen nga drita e tij dhe nuk mund të nënshtrohen për të punuar dhe jetuar sipas mirësive dhe diturive të vyera të tij .