Wa Rabbukal Ghafooru zur rahmati law yu'aakhi zuhum bimaa kasaboo la'ajala lahumul 'azaab; bal lahum maw'idul lany yajidoo min doonihee maw'ilaa (al-Kahf 18:58)
And your Lord is the Forgiving, the possessor of mercy. If He were to impose blame upon them for what they earned, He would have hastened for them the punishment. Rather, for them is an appointment from which they will never find an escape. (Al-Kahf [18] : 58)
Sherif Ahmeti:
Zoti yt është që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim (Al-Kahf [18] : 58)
1 Feti Mehdiu
Zoti yt fal shumë dhe ka shumë mëshirë. Sikur Ai t’i dënonte për atë çka e meritojnë, do t’ua shpejtonte dënimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej të cilit nuk kanë ku të shtrehohen
2 Hassan Efendi Nahi
Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t’i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.
3 Tafsir as-Saadi
Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte (menjëherë) për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. - Allahu i përfshin ata me mëshirë dhe i mbulon me mirësitë e Tij. Nëse Zoti do t’i ndëshkonte krijesat për të gjitha gjynahet e tyre, që janë të shumta, Ai do t’ua jepte ndëshkimin që në këtë jetë. Por Allahu është Halim - i Mëshirshëm dhe i Butë, që kurrë nuk nxitohet për t’i ndëshkuar gjynahqarët edhe pse e ka pushtetin për këtë, por i afatizon me kohë të mjaftueshme për t’u penduar dhe për të ndryshuar. Por gjynahet do të lënë gjurmët e tyre të këqija, edhe nëse këto gjurmë mund të vonohen në kohë, prandaj i Madhëruari thotë:
Por ata i pret koha e premtuar (për llogari), nga e cila nuk kanë për të gjetur strehim. - Është një vend dhe një kohë e premtuar, kur ata do të shpërblehen për veprat e tyre. Ata nuk mund t’i shmangen këtij vendimi dhe askush nuk mund t’i mbrojë. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të parët dhe të fundit. Ai nuk nxitohet për t’i dënuar, por i fton ata për t’u kthyer tek Ai të penduar. Nëse kthehen të penduar dhe me keqardhje për gjynahet e tyre, Ai ua fal gjynahet dhe i mëshiron. Por nëse ata vazhdojnë me padrejtësitë dhe inatin e tyre derisa vjen koha e ndëshkimit, atëherë nuk ka më shpëtim për ta.