Indeed, those who have believed and done righteous deeds – the Most Merciful will appoint for them affection. (Maryam [19] : 96)
Sherif Ahmeti:
Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri (Maryam [19] : 96)
1 Feti Mehdiu
Atyre të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati
2 Hassan Efendi Nahi
Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.
3 Tafsir as-Saadi
Nuk ka dyshim se atyre që besuan dhe bënë vepra të mira i Gjithëmëshirshmi do t’u japë dashuri. - Është bujari e Allahut që u dhuron robërve të Tij, atyre të cilët kanë besim të pastër dhe bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi. Allahu u ka premtuar atyre se do t’u falë dashuri e mëshirë. Ai do të fusë dashuri për besimtarët e mirë. Ata do të jenë dhe do të njihen si të devotshëm qoftë për banorët e Tokës, ashtu edhe për ata të qiellit. E nëse e gjithë bota ka dashuri për ta, atëherë kjo do të sjellë shumë të mira dhe do t’u lehtësohen shumë punë. Të gjithë luten për ta, për mirësi dhe udhëzim drejt të mirës. Ata do të bëhen prijës të së mirës dhe do të jenë të pranuar të respektuar e nderuar ndër njerëz në këtë botë. Në një hadith të saktë thuhet se: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit dhe i thotë: “Unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti!” Dhe Xhibrili e do. Pastaj ai u thotë banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, prandaj duajeni edhe ju!” Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj ai bëhet i pranuar e i nderuar në Tokë.” Kështu i shpërblen ata Zoti. Ata e duan Allahun, prandaj Ai fut dashurinë për ta në zemrat e të dashurve të Tij.