That they may understand my speech. (Taha [20] : 28)
Sherif Ahmeti:
Që ta kuptojnë fjalën time (Taha [20] : 28)
1 Feti Mehdiu
Ta kuptojnë fjalën time
2 Hassan Efendi Nahi
që ata të kuptojnë fjalën time!
3 Tafsir as-Saadi
... "Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), Që ta kuptojnë fjalën time!" - Musai kishte njëfarë vështirësie në të folur, aq sa thuajse nuk kuptohej çfarë fliste, shpjegojnë mufesirët. Allahu tregon në një ajet tjetër se vetë Musai tha: “Vëllai im, Haruni, është më orator se unë. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmë, që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë.” Kështu, Musai u lut që Allahu t'ia zgjidhte gjuhën, që njerëzit t’ia kuptonin fjalët dhe misioni i tij të përmbushej me sukses. Misioni i Musait ishte kumtimi i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, si edhe sqarimi i plotë i kuptimeve të këtij mesazhi.