And has the story of Moses reached you? – (Taha [20] : 9)
Sherif Ahmeti:
A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait (Taha [20] : 9)
1 Feti Mehdiu
A të ka arritur ty rrëfimi për Musaun
2 Hassan Efendi Nahi
A e ke dëgjuar historinë e Musait?
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj:
A ka mbërritur tek ti historia e Musait? - Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej.