And for every [religious] community We have appointed a rite [of sacrifice] that they may mention the name of Allah over what He has provided for them of [sacrificial] animals. For your god is one God, so to Him submit. And, [O Muhammad], give good tidings to the humble [before their Lord] (Al-Hajj [22] : 34)
Sherif Ahmeti:
Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit (Al-Hajj [22] : 34)
1 Feti Mehdiu
Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve
2 Hassan Efendi Nahi
Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur,
3 Tafsir as-Saadi
Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. - Për të gjithë popujt e shkuar kemi bërë një vend adhurimi e kurbanesh, prandaj nxitoni dhe garoni në punë të mira! Allahu i Madhëruar i bëri këto vende adhurimi, me qëllim që besimtarët ta kujtojnë dhe ta adhurojnë Atë, si edhe që t’i shprehin Atij mirënjohjen. Ato u bënë që njerëzit të kujtojnë Zotin dhe që të nxisin tek ata mirënjohjen për Atë. Kjo është arsyeja që, duke përmendur urtësinë e caktimit të këtyre vendadhurimeve, Zoti thotë:
Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet),... - Megjithëse ligjet ndryshojnë, thelbi i mesazhit të të gjitha shpalljeve ka qenë: “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet)” Askush nuk e ka thyer këtë themel të pandryshueshëm. Allahu është i vetmi i adhuruar me meritë. Të gjitha adhurimet i duhen përkushtuar vetëm Allahut e askujt tjetër. Duhet hequr dorë nga çdo lloj idhujtarie, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:
... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! - Vetëm Atij nënshtrojuni dhe vetëm Atij dorëzojuni, dhe askujt tjetër! Vetëm duke iu dorëzuar Atij, për të jetuar sipas Islamit, njeriu ka gjetur rrugën drejt vendit të paqes. Ata që e bëjnë këtë meritojnë përgëzimet dhe lajmin e mirë nga Zoti:
Dhe përgëzoji të bindurit! - Përgëzoji "të bindurit" me të gjithë të mirat në të dyja jetët. El muħbit quhet ai që i është nënshtruar Zotit të tij, që i është dorëzuar urdhrave të Tij dhe është modest dhe i dashur me njerëzit dhe robërit e Zotit.