Indeed, those who like that immorality should be spread [or publicized] among those who have believed will have a painful punishment in this world and the Hereafter. And Allah knows and you do not know. (An-Nur [24] : 19)
Sherif Ahmeti:
Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini (An-Nur [24] : 19)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu e di, por ju nuk e dini
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.
3 Tafsir as-Saadi
Ata, të cilët dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapet imoraliteti, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Allahu i di (të fshehtat) e ju nuk i dini. - Ata që dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapin gjëra të shëmtuara dhe të ndaluara nga Zoti, që të përhapet imoraliteti e largimi nga feja, ata i pret një dënim i dhembshëm. Ai dënim do të torturojë zemrat dhe trupat e tyre. Kështu dënohen ata që bëjnë padrejtësi ndaj besimtarëve dhe përhapin sherrin mes tyre. Mendohu pak me kujdes! Nëse një dënim i tillë është për ata që thjesht dëshirojnë që të përhapet poshtërsia dhe imoraliteti, atëherë si mendon se do të jetë dënimi për ata të cilët marrin pjesë aktive duke folur dhe e përhapur ndër njerëz shpifjet për imoralitet? Sigurisht, pjesëmarrja aktive në të tilla fitne e vepra të këqija është shumë më e keqe dhe e rëndë sesa thjesht të dëshirosh dhe të kënaqesh me këtë. Nuk ka rëndësi në këtë mes, a ka ndodhur vërtet imoraliteti apo jo. Ajo që ka rëndësi është përfshirja në hapjen e shpifjes dhe imoralitetit ndër besimtarë. E gjitha kjo është tregues i mëshirës së Allahut të Lartësuar për besimtarët, për kujdesin e Tij të veçantë për ta dhe për mbrojtjen e nderit të tyre, ashtu siç kujdeset për të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre. Tregues i kësaj mëshire dhe përkujdesi të veçantë janë edhe këto urdhra, që u drejtohen atyre për dashuri dhe solidaritet vëllazëror. Çdokush duhet të dojë për vëllanë e tij atë që e dëshiron edhe për veten e vet dhe duhet të urrejë për vëllanë e vet atë që e urren për veten e vet.