[Moses] said, "Lord of the east and the west and that between them, if you were to reason." (Ash-Shu'ara [26] : 28)
Sherif Ahmeti:
(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!” (Ash-Shu'ara [26] : 28)
1 Feti Mehdiu
“Zoti i lindjes dhe perëndimit dhe gjithë ç’ka në mes tyre, nëse jeni të mençur”, tha (Musa)
2 Hassan Efendi Nahi
(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.
3 Tafsir as-Saadi
Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.” - Nëse vërtet logjikoni me drejtësi e saktësi, atëherë të gjitha këto janë shenja dhe fakte të qarta, që ju bëjnë të kuptoni të vërtetën lehtësisht. Këto ajete do t’i kuptonte edhe më e thjeshta logjikë. Atëherë, ç’është me ju që refuzoni këtë që po ju them dhe sqaroj?! Këtu ka një mesazh që u drejtohet mohuesve: Ju e akuzuat Musain se është i çmendur, por në fakt jeni ju të çmendur, në momentin që mohuat më të qartën çështje që ekziston, çështjen e Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe ç’ka mes tyre. Nëse e mohoni Atë, çfarë mbetet që të besoni? Nëse jeni të paditur rreth Tij dhe nuk mund ta kuptoni ekzistencën e Tij, atëherë çfarë mbetet që të mund ta kuptoni? Nëse nuk besoni Zotin dhe ajetet e Tij, atëherë çfarë besoni ju? Për Zotin! Edhe të çmendurit, që janë si bagëtitë, janë më të mirë dhe më të logjikshëm se ju. Edhe bishat dhe kafshët e egra janë më të udhëzuara se ju. Kështu, pasi Faraoni u bllokua nga faktet e Musait dhe nuk mund të vazhdonte të arsyetonte më mosbesimin dhe qëndrimin e Tij, duke kërcënuar Musain me forcën dhe pushtetin e tij, tha: