And when the word [i.e., decree] befalls them, We will bring forth for them a creature from the earth speaking to them, [saying] that the people were, of Our verses, not certain [in faith]. (An-Naml [27] : 82)
Sherif Ahmeti:
E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t’u nxjerrim një shtazë nga toka që do t’u flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona (An-Naml [27] : 82)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur fjala të bëhet realitet te ata (të vijë koha e dënimit) Ne do të nxjerrim nga toka një kafshë që do t’ju flasë atyre se njerëzit nuk kanë qenë të bindur në faktet tona
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe, kur të përmbushet Fjala Jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga Toka të dalë një kafshë[1], e cila do t’u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur shpalljeve Tona.
[1] Kafsha e dheut, një kafshë që do të dalë në fundin e kohës, para Kiametit, me pamje të tmerrshme, me unazën (vulën) e Sulejmanit dhe shkopin e Musait e që do të bëjë një shenjë në fytyrën e besimtarëve dhe një tjetër, të ndryshme, në fytyrën e jobesimtarëve.
3 Tafsir as-Saadi
Kur të realizohet dënimi kundër tyre, Ne do të nxjerrim një shtazë nga toka, që do t’u flasë (ballas), sepse njerëzit nuk besojnë në argumentet Tona. - Kur të vijë koha që Zoti e ka caktuar që të dalë kjo shenjë për njerëzit, do të dalë një kafshë prej tokës, pra, jo nga qielli. Kjo kafshë do t’u flasë njerëzve haptazi, sepse atyre do t’u jetë dobësuar dituria e siguria për shenjat e Zotit. Allahu ua nxjerr njerëzve këtë kafshë si një nga shenjat e Tij të çuditshme, që t'u tregojë atyre atë që e vinin në dyshim. Kjo është Kafsha e Madhe, që pritet të dalë në fundin e kohës dhe do të jetë nga shenjat e Kijametit, siç është shpjeguar hollësisht në hadithet e Profetit (a.s). Por nuk ka ardhur asnjë tekst që të tregojë për llojin e asaj kafshe dhe se si do t'u shfaqet njerëzve. Ajeti thjesht na tregon se Allahu i Lartësuar do ta nxjerrë atë, që njerëzit ta shohin dhe e folura e saj është diçka e jashtëzakonshme dhe e panjohur ndër njerëz. Ajo do të shërbejë si argument për saktësinë dhe vërtetësinë e asaj që ka lajmëruar Zoti në Librin e Tij. Allahu është më i ditur për gjithçka.