Wa qaalatim ra atu Fir'awna qurratu 'aynil lee wa lak; laa taqtuloohu 'asaaa aiyanfa'anaa aw nattakhizahoo waladanw wa hum laa yash'uroon (al-Q̈aṣaṣ 28:9)
And the wife of Pharaoh said, "[He will be] a comfort of the eye [i.e., pleasure] for me and for you. Do not kill him; perhaps he may benefit us, or we may adopt him as a son." And they perceived not. (Al-Qasas [28] : 9)
Sherif Ahmeti:
E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin (Al-Qasas [28] : 9)
1 Feti Mehdiu
Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë
2 Hassan Efendi Nahi
Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalë) është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin.
3 Tafsir as-Saadi
Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. - Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat.
Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. - Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta!
Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin. - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi.