This [Quran] is a clear statement to [all] the people and a guidance and instruction for those conscious of Allah. (Ali 'Imran [3] : 138)
Sherif Ahmeti:
Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë për të devotshmit (Ali 'Imran [3] : 138)
1 Feti Mehdiu
Ky është sqarimi për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit
2 Hassan Efendi Nahi
Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
3 Tafsir as-Saadi
Ky (Kur'an) është sqarim për gjithë njerëzit... – Pra, ajetet e Kur'anit dhe këto shenja e ngjarje në tokë janë argumente sqaruese për njerëzit. Ato shpjegojnë të vërtetën nga e kota, cilësitë dhe përfundimin e fatlumëve dhe cilësitë e fatzinjve të trishtuar. Në to ka shenja treguese për ndëshkimet me të cilat Allahu i Lartësuar i ka goditur gjithmonë mashtruesit dhe jobesimtarët. Këto shenja shërbejnë edhe si:
...dhe është udhëzim e këshillë për të devotshmit. – Pra, ato janë edhe udhëzim i qartë, dhe këshillë për muttekin-ët, sepse të vetmit që përfitojnë nga udhëzimi i qartë dhe këshillat e Zotit të tyre janë muttekin-ët. Këto udhëzime i drejtojnë ata në rrugën e mirësive dhe të drejtësisë. Ato janë qortim dhe këshillë shumë e fortë, që i pengon ata nga çdo rrugë e keqe dhe poshtërsi e padrejtësi. Ndërsa për njerëzit e tjerë, Kur’âni është thjesht një qartësim i të vërtetave të pamohueshme dhe këputje e çdo justifikimi që mund të parashtrohet prej tyre, që çdokush të jetë i qartë dhe i sigurt për rrugën që po zgjedh. Nëse zgjedhin rrugën e shkatërrimit, e kanë zgjedhur atë me vetëdije dhe plotësisht të bindur për gabimin e tyre. Kur’âni nuk ka lënë asnjë mundësi justifikimi për ta. Pra, ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për Kur’ânin dhe Urtësinë, dhe jo thjesht për shenjat e mbetura nëpër tokë, sepse ai është udhëzim i përgjithshëm, për të gjithë njerëzit, dhe këshillë dhe udhëzim i veçantë për të devotshmit. Të dyja kuptimet janë të pranueshme.