And when the believers saw the companies, they said, "This is what Allah and His Messenger had promised us, and Allah and His Messenger spoke the truth." And it increased them only in faith and acceptance. (Al-Ahzab [33] : 22)
Sherif Ahmeti:
E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tije thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen (Al-Ahzab [33] : 22)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë
2 Hassan Efendi Nahi
Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.
3 Tafsir as-Saadi
Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. - Kur gjithë ato ushtri ishin përballë tyre dhe gati të sulmonin, pikërisht atëherë kur frika pushton edhe zemrat e burrave, këta të zgjedhur thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan..." Këtë premtim ata e kishin lexuar në fjalën e Allahut kur thotë: "A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u sprovuar si ata që ishin para jush?! Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur, sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?” Po. Vërtet, ndihma e Allahut është (gjithmonë) afër!” [Bekare 214]. Pastaj thanë: "dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Ne po e shohim me sy atë që Zoti na pati lajmëruar se do të ndodhë. Allahu i Madhëruar na tregon për këta trima në vijim:
Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu). - Kjo përballje ua mbushi zemrat me iman dhe ua forcoi trupin, për të përmbushur urdhrin e Allahut dhe të luftonin për çështjen e Tij. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi se munafikët i premtuan dhe i dhanë besën Atij se nuk do t'i kthenin shpinën, por e shkelën besën e dhënë. Ndërsa në këto ajete, Ai na tregon se besimtarët e mbajtën premtimin e dhënë. Ai thotë: