O Prophet, say to your wives, "If you should desire the worldly life and its adornment, then come, I will provide for you and give you a gracious release. (Al-Ahzab [33] : 28)
Sherif Ahmeti:
O ti Pegamber, thuaju grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës (Al-Ahzab [33] : 28)
1 Feti Mehdiu
O Profet, thuaju grave tua: “Nëse dëshironi jetën në këtë botë dhe stolitë e saj, atëherë ejani t’ju përgatis dhe t’ju lëshoj si është më mirë
2 Hassan Efendi Nahi
O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t’ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t’ju lëshoj si është më mirë.
3 Tafsir as-Saadi
Gratë e Profetit (a.s) ranë në ujdi që t'i kërkonin Profetit (a.s) të shtonte shpenzimet për to në ushqim dhe veshje. Kështu, ato kërkuan prej tij diçka që ai nuk mund t'ua plotësonte. Ato vazhduan për njëfarë kohe të ishin në një fjalë me njëra tjetrën, që të kërkonin me këmbëngulje nga Profeti a.s. që të plotësonte kërkesat e tyre. Kjo çështje e rëndoi Profetin (a.s), aq sa ai për një muaj rresht u largua prej tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar dëshiroi që t'ia lehtësonte çështjen Profetit të Tij dhe ta ngrinte edhe gradën e grave të tij. Ai donte t’i pastronte ato nga çdo gjë që e cenonte figurën e tyre të nderuar dhe e pakësonte shpërblimin e tyre. Për këtë arsye, zbritën këto ajete me këto mesazhe të rëndësishme:
O Profet! Thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë unë do t'jua siguroj kënaqësinë dhe do t'ju ndaj (divorcoj) si është më mirë. - Nëse ju dëshironi veçse kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe gëzoheni e zemëroheni për hir të saj, atëherë unë nuk kam nevojë për ju. Atëherë unë po përmbush çdo detyrim ndaj jush (për divorcin) dhe po ju ndaj me mënyrën më të bukur. Ejani t'ju jap atë që kam mundësi, dhe të ndahemi (divorcohemi) pa zemërim dhe qejfmbetje. Le të ndahemi me kënaqësi dhe mirëkuptim, para se të arrijë gjendja atje ku nuk duhet.