O mankind, remember the favor of Allah upon you. Is there any creator other than Allah who provides for you from the heaven and earth? There is no deity except Him, so how are you deluded? (Fatir [35] : 3)
Sherif Ahmeti:
O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që u furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën (Fatir [35] : 3)
1 Feti Mehdiu
O njerëz, kujtone mëshirën e All-llahut ndaj jush, a ekziston, përveç All-llahut, ndonjë tjetër, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? Përveç Atij, nuk ka tjetër Zot, e prej ku po ikni
2 Hassan Efendi Nahi
O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?
3 Tafsir as-Saadi
O njerëz! Kujtoni me mirënjohje të mirat e Allahut për ju! - Allahu i Lartësuar i urdhëron të gjithë njerëzit që të kujtojnë mirësitë dhe begatitë e shumta që Ai u ka dhuruar. Ky është nje urdhër që përfshin jo vetëm kujtimin dhe përmendjen e mirësive me fjalë, duke e lavdëruar Allahun që ua ka dhuruar, por edhe me zemër dhe trup, duke ndier mirënjohje dhe duke e lavdëruar përmes nënshtrimit dhe të jetuarit sipas urdhëresave të Tij. Kur njeriu kujton mirësitë e Zotit, nxit tek ai mirënjohjen dhe dashurinë për Atë. Në vijim, Allahu përmend disa mirësi që konsiderohen si themelore: krijimin dhe furnizimin me mirësitë e domosdoshme për krijesën. Ai thotë:
A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon ju nga qielli e nga toka? - Duke qenë se nuk ka asnjë zot tjetër veç Allahut, që i krijon dhe furnizon krijesat nga qielli dhe Toka, atëherë nga kjo del si përfundim se Allahu është Ai që meriton adhurimin e krijesave, dhe nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Tij. Për këtë arsye:
Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Tij. Atëherë si po largoheni nga e vërteta? - Si mund ta lejoni veten të largoheni nga adhurimi i Atij që është Krijuesi dhe Furnizuesi i vetëm, dhe t'i nënshtroni asaj që është krijesë nevojtare, e cila gjithashtu ka nevojë për Zotin?!