And those who disbelieved will [then] say, "Our Lord, show us those who misled us of the jinn and men [so] we may put them under our feet that they will be among the lowest." (Fussilat [41] : 29)
Sherif Ahmeti:
Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët dhe jerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!” (Fussilat [41] : 29)
1 Feti Mehdiu
Kurse mosbesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata dy, nga njerëzit dhe exhinët që na kanë humbur, t’i vëmë nën këmbët tona, le të jenë nga më të poshtërit”
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata xhinde dhe njerëz, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shkelim me këmbët tona e t’i poshtërojmë!”
3 Tafsir as-Saadi
Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën (nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.” - Të mashtruarit që ndiqnin udhëheqësit e tyre, të dëshpëruar, do t’i drejtohen Allahut të Lartësuar, duke thënë: “Na i trego ata njerëz dhe xhindë që na devijuan nga rruga e drejtë dhe na çuan në humbje, dhe pastaj në këtë ndëshkim. Na i trego cilët janë ata shejtanë njerëz dhe xhindë, të cilët na ftuan dhe na tërhoqën në Xhehenem. Na i trego, që t’i shkelim dhe copëtojmë me këmbët tona. Ashtu sikurse na poshtëruan ne, duke na devijuar nga e mira për të na drejtuar tek e keqja, ashtu na jep mundësinë që t’i vëmë poshtë këmbëve tona!” Në këtë ajet tregohet urrejtja e madhe që dy palët, pasues dhe të pasuar, do të kenë në Zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen nga njëri-tjetri.