Ha, Mim. Betohem në Librin e qartë. - Ky është një betim i Allahut për Kur'anin. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin mubîn - të qartë dhe qartësues. Duhet theksuar se i Lartësuari nuk e ka përcaktuar se për çfarë është sqarues ky libër madhështor, për të na dhënë të kuptojmë se ai është sqarues i gjithçkaje për të cilën kanë nevojë robërit, qoftë në çështjet e dynjasë, qoftë në ato të besimit dhe të ahiretit.