So turn aside from them and say, "Peace." But they are going to know. (Az-Zukhruf [43] : 89)
Sherif Ahmeti:
(E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: “Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!” (Az-Zukhruf [43] : 89)
1 Feti Mehdiu
Ti përshëndetu prej tyre dhe thuaj: Paqë! (Mbeçi të mirë) Do ta marrin vesh ata
2 Hassan Efendi Nahi
Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
3 Tafsir as-Saadi
Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!” - Domethënë, ji tolerant dhe falës ndaj tyre, kundrejt mundimeve që të shkaktojnë me fjalët, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kundërpërgjigjja jote ndaj tyre të jetë veçse me selam, ashtu siç dinë të sillen të mençurit me të paditurit. Vepro ashtu siç dinë të reagojnë adhuruesit e Rahmanit, siç thuhet në një ajet tjetër: “Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”” [Furkan 63]. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi porosinë e Zotit të tij. Ai u tregua tolerant, falës dhe i mëshirshëm, me gjithë mundimet e gjata dhe të dhimbshme që i shkaktoi populli i tij. Ai iu kundërpërgjigj këtij trajtimi të ashpër veçse me fjalët më të bukura dhe më të zgjedhura. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin (a.s.), mbi njeriun me moralin më të lartë, mbi atë që Zoti e dalloi me dhunti të veçanta, me të cilat ai i tejkaloi gradat e banorëve të qiellit dhe të Tokës, madje duke qëndruar më lart se yjet.
Ata do ta kuptojnë më vonë. - Më vonë do ta mësojnë përfundimin e gjynaheve dhe ndëshkimin për krimet e tyre.