So watch, [O Muhammad]; indeed, they are watching [for your end]. (Ad-Dukhan [44] : 59)
Sherif Ahmeti:
(Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur (Ad-Dukhan [44] : 59)
1 Feti Mehdiu
Prandaj prit, edhe ata presin
2 Hassan Efendi Nahi
Andaj ti prit, se edhe ata vetë po presin!
3 Tafsir as-Saadi
Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. - Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!