Then do they not reflect upon the Quran, or are there locks upon [their] hearts? (Muhammad [47] : 24)
Sherif Ahmeti:
A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janëzemra që kanë drynat e vet (Muhammad [47] : 24)
1 Feti Mehdiu
A nuk e mendojnë ata Kur’anin fare, apo në zemra kanë drynj
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!
3 Tafsir as-Saadi
A nuk meditojnë ata për Kur'anin, ... - A nuk është më mirë për ata që i kthejnë shpinën Librit të Allahut, që të meditojnë me kujdes e thellësisht në mesazhin e tij?! Nëse do të vepronin kështu, ai do t’i udhëzonte tek çdo e mirë dhe do t’i paralajmëronte nga çdo e ligë. Ai do t’i mbushte zemrat e tyre me iman dhe me siguri tek e vërteta. Kur'ani do t’ua bënte më të afërta qëllimet më të larta dhe do t’u mundësonte dhuratat më të mrekullueshme nga Zoti. Ky libër do t’u tregonte qartë rrugën që të çon te Zoti dhe në Xhenetin e Tij, me të gjitha hollësitë e nevojshme, duke mësuar edhe pengesat e mënyrën e kapërcimit të tyre. Me këtë libër do të kuptonin kurthet e Shejtanit dhe rrugët që të çojnë në ndëshkimin e të Drejtit, por do të mësonin edhe mënyrën e shpëtimit nga kjo rrugë dhe nga kurthet e armikut të tyre. Kur'ani madhështor do t’i njihte me Zotin e tyre: me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kështu, ai do t’i bënte të prisnin me mall takimin me Zotin, duke shpresuar për shpërblimin e Tij bujar.
...apo i kanë zemrat të kyçura? - Zemrat e tyre janë vulosur, duke mbajtur brenda ligësinë. Në këtë mënyrë, as e mira nuk mund të hyjë kurrë në to. Kjo është e vërteta. Ata janë gjithmonë në humbje, sepse i kanë zemrat të kyçura.