We had already taken the covenant of the Children of Israel and had sent to them messengers. Whenever there came to them a messenger with what their souls did not desire, a party [of messengers] they denied, and another party they killed. (Al-Ma'idah [5] : 70)
Sherif Ahmeti:
Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën (Al-Ma'idah [5] : 70)
1 Feti Mehdiu
Ne pranuam besën nga izraelitët dhe u dërguam profetë. Sa herë që ndonjë profet u ka sjellë atë çka nuk u pëlqente epsheve të tyre, ata disa nga profetët (një grup sish) i mohonin, ndërsa disa i vrisnin
2 Hassan Efendi Nahi
Ne bëmë besëlidhje me bijtë e Israilit dhe u çuam të dërguar. Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që s’ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.
3 Tafsir as-Saadi
Prej bijve të Israilit Ne morëm një premtim të fortë dhe u dërguam profetë. - I Madhëruari na tregon se Ai u ka marrë bijve të Israilit një premtim të madh: premtimin për ta besuar drejt Allahun e Lartësuar dhe për të zbatuar detyrat dhe porositë e Tij, të cilat janë përmendur në ajetin tjetër të kësaj sureje: “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”.”. [Maide 12]. Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre profetë njëri pas tjetrit, që t’i ftonin vazhdimisht në rrugën e drejtë dhe t’i kujtonin për porositë dhe udhëzimet e Tij të mrekullueshme. Por kjo nuk u vlejti aspak atyre, sepse:
Por, sa herë që u shkonte ndonjë profet me udhëzime që nuk u përshtateshin dëshirave të tyre, ata e mohonin ose e vrisnin. - Nëse e vërteta në të cilën i ftonte profeti nuk u shkonte pas oreksit, ata e mohonin, duke e konsideruar mashtrim. Ata i trajtonin profetët me vrazhdësi dhe armiqësi, duke i quajtur gënjeshtarë disa prej tyre, madje edhe duke i vrarë disa të tjerë.