Kaf, pasha Kur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni) (Qaf [50] : 1)
1 Feti Mehdiu
Kaf. Pasha Kur’anin e madhërishëm
2 Hassan Efendi Nahi
Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!
3 Tafsir as-Saadi
Kaf. Betohem në Kur'anin e lavdishëm. - Allahu i Lartësuar betohet në Kur'anin e lavdishëm. Kur'ani është shumë i gjerë dhe madhështor në kuptimet dhe urtësitë që përmban. Cilësimi el mexhîd vjen nga fjala el mexhd, që do të thotë: me kuptime dhe urtësi madhëshore. Pa dyshim, fjala e Allahut të Urtë dhe të Gjithëditur është më e denja për patur cilësi të tilla. Kur'ani përmban njohuritë, dituritë dhe urtësitë e të parëve dhe të fundit. Stili i tij është më i larti dhe më i mrekullueshmi. Fjalët e tij janë më të plotat dhe më shprehëset. Kuptimet dhe urtësitë e tij janë më të bukurat dhe më gjithëpërfshirëset. Tërë këto cilësi të bëjnë që ta besosh dhe ta pasosh plotësisht dhe pa u vonuar udhëzimin e tij. Ato të bëjnë që të nën-shtrohesh, për të zbatuar me përunjësi çdo porosi të tij. Ato, gjithashtu, të nxisin që ta lavdërosh dhe t’i shprehësh mirënjohjen maksimale Atij që i dhuroi, Allahut të Madhëruar. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk i çmojnë dhuratat dhe mirësitë që Zoti u dhuron dhe nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur.