Giving insight and a reminder for every servant who turns [to Allah]. (Qaf [50] : 8)
Sherif Ahmeti:
(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti) (Qaf [50] : 8)
1 Feti Mehdiu
Për t’i parë me sy dhe të mendojë secili që i drejtohet Zotit të vet
2 Hassan Efendi Nahi
si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
3 Tafsir as-Saadi
Këto janë dëshmi të dukshme dhe këshillë për çdo adhurues që kthehet i penduar e i bindur. - Kush vështron dhe mediton në këto mirësi të dhuruara nga i Gjithëmëshirshmi, shërohet nga vërbëria që sjell padituria dhe mohimi. Këto janë argumente shumë të qarta, që ushqejnë besimin. Ato janë edhe një këshillë e kujtim për zemrat e pavëmendshme, që të kujdesen për të arritur të mirat të kësaj dynjaje dhe të ahiretit, duke përkujtuar dhe zbatuar porositë e Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato nuk janë dritë dhe kujtim për çdo lloj njeriu. Prej tyre nxjerrin mësime vetëm ata që Zoti i ka përshkruar si ‘të kthyer tek Ai me pendim të sinqertë, me drojë, me shpresë dhe dashuri për Të, si edhe të bindur dhe pasues të Profetit të Tij’. Ndërsa për ata që i kthejnë shpinën Profetit dhe Librit të Zotit nuk vlejnë këto shenja dhe argumente. Vërejtjet dhe shenjat nuk i bëjnë dobi një njeriu që nuk beson.