Did they suggest it to them? Rather, they [themselves] are a transgressing people. (Adh-Dhariyat [51] : 53)
Sherif Ahmeti:
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat (Adh-Dhariyat [51] : 53)
1 Feti Mehdiu
Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar![1]
[1] Të gjithë profetëve, popujt e vet u kanë thënë se janë të çmendur. Kështu i kanë thënë edhe Profetit Muhamed a.s.. Por, pas pak kohe, kanë kuptuar që ajo shpifje ishte gjynah shpirtëror dhe rebelizëm në shoqëri. Prandaj, ajo shpifje ka pasur jetë të shkurtër tek të gjithë arabët dhe intelektualët e botës (përkthyesi).
3 Tafsir as-Saadi
A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë. - Ata ngjajnë në zemrat e tyre, sepse i kanë të mbushura me kufër dhe poshtërsi, prandaj i kanë të ngjashme edhe fjalët e veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).” [Bekare 118]. Nga ana tjetër, të gjithë besimtarët, duke qenë se zemrat e tyre i nënshtrohen të vërtetës pasi e kërkojnë atë, i besojnë menjëherë profetët e Zotit, i respektojnë e i nderojnë ata, iu binden dhe iu nënshtro-hen porosive të sjella nga ata prej Zotit të gjithësisë.