Your companion [i.e., Muhammad] has not strayed, nor has he erred, (An-Najm [53] : 2)
Sherif Ahmeti:
Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar (An-Najm [53] : 2)
1 Feti Mehdiu
Shoku juaj nuk është larguar nga rruga e drejtë dhe nuk është i humbur
2 Hassan Efendi Nahi
se shoku juaj (Muhamedi a.s.) nuk ka humbur e nuk ka devijuar!
3 Tafsir as-Saadi
...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar! - Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplo-të?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë: