And grain having husks and scented plants. (Ar-Rahman [55] : 12)
Sherif Ahmeti:
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese) (Ar-Rahman [55] : 12)
1 Feti Mehdiu
Edhe drith me kallinj me lule erëmira
2 Hassan Efendi Nahi
ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
3 Tafsir as-Saadi
...Drithëra me gjethe e kërcej (si ushqim për kafshët) dhe rejhan (bimë aromatike). - Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robërve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë: