That is their accommodation on the Day of Recompense. (Al-Waqi'ah [56] : 56)
Sherif Ahmeti:
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit (Al-Waqi'ah [56] : 56)
1 Feti Mehdiu
Kjo është gostia e tyre në Ditën e Kijametit
2 Hassan Efendi Nahi
Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
3 Tafsir as-Saadi
Kjo është “gostia” e tyre në Ditën e Gjykimit. – Me këtë ushqim e pije do të jetë ‘pritja’ e tyre në Ditën e Llogarisë. Kjo është mikpritja, që vetë ata e përgatitën për veten e tyre. Kësaj gostie i dhanë përparësi, duke privuar veten nga mikpritja e mrekullueshme që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108]. Pastai i Lartësuari sjell një argument logjik për vërtetësinë e ringjalljes: