And of the grazing livestock are carriers [of burdens] and those [too] small. Eat of what Allah has provided for you and do not follow the footsteps of Satan. Indeed, he is to you a clear enemy. (Al-An'am [6] : 142)
Sherif Ahmeti:
Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje. Haninga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët (Al-An'am [6] : 142)
1 Feti Mehdiu
Dhe nga kafshët që janë për ngarkim edhe për t’u veshur, - hani atë me të cilën All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë e keni njëmend armik të përbetuar
2 Hassan Efendi Nahi
Ai ka krijuar disa bagëti për ngarkim dhe për ushqim. Hani nga ato që jua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur.
3 Tafsir as-Saadi
Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. - Kuptimi: Allahu i Lartësuar i krijoi kafshët për ju. Disa prej tyre mbajnë ngarkesa e punojnë për ju, por ka të tjera të cilat janë të vogla dhe nuk mund të mbajnë pesha të rënda, por që përdoren për qëllime të tjera, si për shembull, për ushqim. Më pas, i Lartësuari thotë:
Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu, e mos ndiqni hapat e Shejtanit... - Mos ndiqni hapat e Shejtanit, duke bërë haram atë që Zoti e ka lejuar. Kurrë mos ndiqni hapat e tij, sepse:
... ai është armiku juaj i betuar. - Ai ju shtyn veçse në ato vepra që ju dëmtojnë dhe që ju sjellin ndëshkimin e përjetshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon se cilat janë ato lloj bagëtish të cilat Ai i ka bërë të mira dhe të dobishme: