Knower of the unseen and the witnessed, the Exalted in Might, the Wise. (At-Taghabun [64] : 18)
Sherif Ahmeti:
Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti (At-Taghabun [64] : 18)
1 Feti Mehdiu
Ai di të padukshmen dhe të dukshmen. I forti dhe i urti
2 Hassan Efendi Nahi
Ai është Njohësi i të padukshmes dhe së dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
3 Tafsir as-Saadi
Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti. - Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë të fshehtë apo të dukshme. Ai është i Gjithëditur qoftë për ushtritë e Tij, të cilat i di vetëm Ai dhe askush tjetër, qoftë për krijesat të cilat shihen edhe nga robërit. Allahu i Lartësuar është El Aziz - Ngadhënjimtari, i Pamposhturi. Atij nuk mund t’i shmanget askush. Para pushtetit të Tij, çdo gjë është e nënshtruar. Allahu është El Hakim - i Urti. Çdo gjë që e ka krijuar, Allahu e ka bërë me një urtësi të madhe. Çdo ligj që ka vendosur, Allahu e ka vendosur me urtësinë e Tij. Ai çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë hakun që i takon. Këtu përfundon tefsiri i sures Tegabun, dhe vetëm Allahut i takon falënderimi dhe mirënjohja për gjithçka!