Ai (Kur'ani) është e vërteta e sigurt. -
Kur'ani është ĥaķul jeķîn, grada më e lartë e sigurisë që mund të arrihet rreth diçkaje. Jeķîn është siguria e plotë rreth diçkaje, siguri e cila është e padiskutueshme, e qëndrueshme, që nuk mund të hidhet poshtë dhe nuk mund të vihet në dyshim. Jeķîn-i është në tri nivele.[1] Niveli pasardhës është më i lartë se ai paraardhës:
1. Ilmul jeķîn (siguri prej dijes), që përfitohet nga përcjellja me saktësi e dijes ose informacionit.
2. Ajnul jeķîn (siguri prej vështrimit me sy), e cila përfitohet nëpërmjet shqisës së të parit (ose shqisave të tjera).
3. Ĥaķul jeķîn (siguri totalisht e vërtetë) ose (siguri e përjetuar), e cila është dija e përfituar nga shijimi dhe përjetimi i drejtpërdrejtë i së vërtetës me gjithë dimensionet e përjetimit. Atëherë, Kur'ani është në gradën më të lartë të sigurisë së dijes, në gradën e ĥaķul jeķîn-it, sepse ata që dinë ta kuptojnë dhe jetojnë me diturinë e tij, me të vërtetat e imanit që thuhen në të, me faktet dhe dëshmitë rreth jetës dhe përjetësisë, ata arrijnë ĥaķul jeķîn-in.[2]
[1]
Imam ibnul kaj-jimi duke folur për
jakin-in sigurinë dhe gradat e saj, thotë:
“Tre gradat e jakinit janë shpjeguar
nëpërmjet një shembulli të thjeshtë:
Dikush të cilit i beson dhe nuk ke asnjë
dyshim në lajmin që të jep, së pari të
njofton rreth mjaltit, pastaj ta tregon atë
që ta shohësh dhe në fund të jep që ta
provosh atë. E para është ilmul jakin, e
dyta është ajnul jakin dhe e treta është
hakkul jakin. Kështu dituria jonë e sigurt
që marim prej shpalljes së Zotit (Kuran e
synet) rreth xhennetit dhe zjarrit p.sh., na
mundëson neve “ilmul jakin” sigurinë
prej dijes. Kur xhenneti t’u afrohet të
devotshmëve dhe zjarri të shfaqet për të
humburit atëherë krijesat do të arrijnë
“ajnul jakin” sigurinë prej vështrimit me
shqisa. Ndërsa kur banorët e xhennetit të
hyjnë në xhennet dhe banorët e zjarrit të
hyjnë në zjarr atëherë do të përjetojnë
“hakkul jakin” sigurinë totalisht të plotë
pra sigurinë e përjetim. Shih
“Medarixhus-salikin” 2 / 445.
[2] Imam ibnul kaj-jimi duke folur për
hakul jakin-in sigurinë e përjetimit thotë:
“Mësoje se kjo gradë nuk arrihet në këtë
dynja veçse nga Profetët e Zotit. Kështu
Profeti ynë Muhammedi a.s. e pa me sy
xhennetin dhe zjarrin, Musa a.s. dëgjoi
Zotin realisht që i foli drejt përdrejt pa
ndërmjetës. Po, është e vërtetë që edhe
besimtarët ndodh që të përjetojnë dhe të
arrijnë gradën e “hak-kul jakinit“ sigurisë
totalisht të vërtetë kur bëhet fjalë për
përjetimin e ëmbëlsisë së imanit dhe
ndjenjave të fuqishme që prodhon imani i
vërtetë dhe i qartë. Ndërsa kur bëhet
fjalë për çështjet e ahiretit si xhenneti
zjarri, shikimi i Zotit realisht me sytë e
ballit dhe të zemrës dëgjimi i fjalës së tij
realisht dhe pa ndërmjetës prej Tij, të tilla
çështje besimtari do ti përjetojë veçse në
jetën tjetër. Ndërsa në këtë jetë atij i
takon ti besojë me iman të plotë që arrin
në gradën e ilmil jakin.” Shih
“Medarixhus-salikin” 2 / 445. Me sa
duket shejh Sadi ka për qëllim këtë nivel
të “hakkul jakinit”, pra gradën e “hak-kul
jakinit“ sigurisë totalisht të vërtetë që
bën fjalë për përjetimin e ëmbëlsisë së
imanit dhe ndjenjave të fuqishme që
prodhon imani i vërtetë dhe i qartë. Dhe
pa dyshim ky Kur’an është burrimi i
vërtetë i kësaj sigurie dhe prodhuesi i
këtyre ndjenjave dhe përjetimeve të
mrekullueshme.