So be patient with gracious patience. (Al-Ma'arij [70] : 5)
Sherif Ahmeti:
Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë) (Al-Ma'arij [70] : 5)
1 Feti Mehdiu
Prandaj duro si ka hije, pa ankime
2 Hassan Efendi Nahi
Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
3 Tafsir as-Saadi
Ti bëj durim, me një durim të hijshëm! – Kuptimi: Në rrugën e vështirë për të ftuar popullin tënd në shpëtim trego një durim model, të hijshëm, pa u ankuar e zemëruar për përgjigjen jo të denjë të popullit dhe pa i humbur shpresat. Vazhdo të zbatosh urdhrin e Allahut, duke ftuar njerëzit që të përqafojnë teuhidin. Mos u step kur i sheh të refuzojnë që t’i binden adhurimit të Allahut dhe mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të pranuar ftesën tënde. Dije mirë se, duke duruar përgjatë kësaj rruge, ka mirësi të shumta.