Ne ju krijuam në çifte. - Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri-tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra-tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre.