And Allah made it not but good tidings and so that your hearts would be assured thereby. And victory is not but from Allah. Indeed, Allah is Exalted in Might and Wise. (Al-Anfal [8] : 10)
Sherif Ahmeti:
All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër (t’u japë myzhde) dhe për t’i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë (Al-Anfal [8] : 10)
1 Feti Mehdiu
All-llahu kështu veproi për t’iu gëzuar dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat, kurse fitorja është vetëm nga All-llahu. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë. - Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe: