Say to those who have disbelieved [that] if they cease, what has previously occurred will be forgiven for them. But if they return [to hostility] – then the precedent of the former [rebellious] peoples has already taken place. (Al-Anfal [8] : 38)
Sherif Ahmeti:
Thuaju atyre që nnuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do t’ju zë) (Al-Anfal [8] : 38)
1 Feti Mehdiu
Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse heqin dorë, do t’u falet e kaluara, e nëse vazhdojnë, ani, dihet se çka u bë me popujt e lashtë
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.
3 Tafsir as-Saadi
Ky ajet tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar me robërit e Tij. Atë nuk e pengon mosbesimi i robërve me këmbëngulje dhe arrogancë, që t’i ftojë vazhdimisht ata në rrugën e drejtë dhe t’i këshillojë për t’u larguar nga çdo gjë që sjell shkatërimin e tyre. Me dashuri dhe mëshirë, Allahu i këshillon dhe i porosit ata që të largohen nga të gjitha rrugët e poshtërimit dhe të humbjes.
Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara... - Nëse ata ndalen dhe pendohen për mosbesimin e tyre dhe këtë pendim e shprehin duke iu dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar si Një i vetëm dhe i pashoq dhe duke e adhuruar Atë përmes Islamit, fesë të vetme të pranuar tek Ai, i Madhëruari u premton atyre falje të gjithçkaje që ka kaluar, sado të mëdha qofshin ato gabime dhe krime. Por nëse ata kthehen përsëri në mohim, i Lartësuari thotë:
...por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta. - Allahu i Lartësuar na e ka treguar qartë se cili ka qenë përfundimi i popujve mohues, të cilët i konsideronin gënjeshtra shpalljet e Tij. Përfundimi i të gjithëve ka qenë i njëjtë: shkatërrim dhe ndëshkim i ashpër. Le të kujtojnë atëherë, se çfarë ndodhi me ata inatçorë dhe arrogantë dhe le ta dinë se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim. Por, fatkeqësisht, ata e marrin me tallje këtë çështje. Këto fjalë u drejtohen mohuesve në formë kërcënimi, por edhe si ftesë për të reflektuar drejt. Ndërsa kur u drejtohet besimtarëve, Allahu i Madhëruar i udhëzon ata se si duhet të sillen me mohuesit: