Që i ka mbuluar errësira e zezë ('Abasa [80] : 41)
1 Feti Mehdiu
Do t’i mbulojë terri i fortë
2 Hassan Efendi Nahi
që do t’i mbulojë errësira.
3 Tafsir as-Saadi
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. - Ndërsa fytyrat e të mjerëve do të jenë të mbuluara nga pluhuri dhe errësira. Ata do të jenë shumë të dëshpëruar, sepse nuk shpresojnë asnjë të mirë dhe janë plotësisht të sigurt për dënimin që do të vuajnë përjetësisht. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse janë mohues dhe shkelës të kufijve të Zotit. I Lartësuari thotë: