Obeyed there [in the heavens] and trustworthy. (At-Takwir [81] : 21)
Sherif Ahmeti:
Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik (At-Takwir [81] : 21)
1 Feti Mehdiu
Të dëgjueshmit dhe të besueshmit
2 Hassan Efendi Nahi
e që është i respektuar atje dhe besnik.
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Xhibrili) është i respektuar dhe besnik. - Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur'anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë: