Ai vepron gjithçka që dëshiron. - Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij.