With their effort [they are] satisfied (Al-Ghashiyah [88] : 9)
Sherif Ahmeti:
Të kënaqura për veprimet e veta (Al-Ghashiyah [88] : 9)
1 Feti Mehdiu
Të kënaqura për shpërblimin e punës së vet
2 Hassan Efendi Nahi
të kënaqura për punët e bëra.
3 Tafsir as-Saadi
Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta... - Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robërve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë.