How [can there be a treaty] while, if they gain dominance over you, they do not observe concerning you any pact of kinship or covenant of protection? They satisfy you with their mouths, but their hearts refuse [compliance], and most of them are defiantly disobedient. (At-Tawbah [9] : 8)
Sherif Ahmeti:
Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes (At-Tawbah [9] : 8)
1 Feti Mehdiu
Çfarë! Nëse ju mundin ata nuk do të përfillin as farefisni as marrëveshje! Ata ju bëjnë lajka me gojë, por zemrat e tyre ju kundërshtojnë, dhe shumica sish janë mbrapshtanë
2 Hassan Efendi Nahi
Si (mund t’u besoni) kur, nëse ju mundin, ata nuk e respektojnë as farefisninë, as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.
3 Tafsir as-Saadi
Si mund të kenë besë ata, të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! - Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të kërkojnë pakt dhe siguri prej muslimanëve, sepse janë njerëz të pabesë, që nuk iu qëndrojnë asnjëherë pakteve. E si kërkojnë pakt ata të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! Nëse ata marrin epërsi ushtarake e numerike ndaj jush, atëherë nuk njohin më as kufij dhe as të drejta, nuk njohin më farefis apo marrëveshje me ju. Ata nuk i frikësohen Allahut në trajtimin tuaj, madje do t’ju ndëshkojnë ashpër dhe pa mëshirë. Kështu do të trajtoheni prej tyre, nëse marrin epërsi mbi ju. Kurrë mos u mashtroni nga mirësjellja e tyre atëherë kur ju jeni më të fuqishëm sesa ata. Kur ju jeni të fuqishëm është normale që:
Ata ju bëjnë lajka me fjalë, kurse me zemër ju kundërshtojnë fort. - Ata thjesht ju bëjnë qejfin në fjalë, por me zemër nuk duan drejtësi dhe respekt për ju. Ata janë në realitet armiqtë tuaj të përbetuar.
Shumica e tyre janë të ligj. - Ata nuk kanë fe, që t’i nënshtrohen dhe t'i përmbahen. Ata nuk kanë as burrëri dhe personalitet, që t'i qëndrojnë fjalës dhe marrëveshjeve. Gjithçka që dëshirojnë është përbushja e interesave të kësaj dynjaje dhe epsheve të tyre pa fre.