Did We not expand for you, [O Muhammad], your breast? (Ash-Sharh [94] : 1)
Sherif Ahmeti:
A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd (Ash-Sharh [94] : 1)
1 Feti Mehdiu
A nuk ta hapëm krahërorin tënd
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
3 Tafsir as-Saadi
Duke përmendur mirësitë më të cilat e begatoi dhe dalloi Profetin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë:
A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd? - Zgjerimi i gjoksit nënkupton:
1. Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam.
2. Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.
3. Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.
4. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet.