[1] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
3 Tafsir as-Saadi
A e ke parë atë që pengon një adhurues, kur ai falet? - Pra, ai pengon tjetrin të falë namaz, që është treguesi më i madh i imanit. Për të tillë njerëz të poshtër, Allahu i Madhëruar thotë: