Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet (Al-'Alaq [96] : 12)
1 Feti Mehdiu
Apo kërkon devotshmëri
2 Hassan Efendi Nahi
dhe që urdhëron për devotshmëri?!
3 Tafsir as-Saadi
Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë ose urdhëron për devotshmëri? - O ti njeri që ndalon robin që t’i falet Zotit të tij, si vepron në këtë mënyrë, kur robi të cilin po e ndalon është tërësisht i udhëzuar nga Zoti i tij, me dije të saktë rreth së vërtetës dhe punon sipas kësaj dijeje?! Si vepron në këtë mënyrë, kur ai të cilin ti e ndalon dhe e pengon është duke urdhëruar për devotshmëri ndaj Zotit, është duke urdhëruar për t’iu përmbajtur urdhrave dhe për t’iu larguar ndalesave, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Zotin? Si arrin që një i tillë të pengohet dhe të luftohet?! Kjo vërtet konsiderohet si luftë kundër të vërtetës dhe kundër vetë Zotit. Kjo ndalesë u drejtohet atyre të cilët nuk janë të udhëzuar dhe të cilët urdhërojnë për të kundërtën e devotshmërisë. Më tej, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta lloj njerëzish, duke thënë: