Taught man that which he knew not. (Al-'Alaq [96] : 5)
Sherif Ahmeti:
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte (Al-'Alaq [96] : 5)
1 Feti Mehdiu
E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur
2 Hassan Efendi Nahi
ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
3 Tafsir as-Saadi
Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. - Allahu është i cilësuar dhe emërtuar me cilësitë dhe emrat më të lartë. Bamirësia dhe bujaria e Tij janë të pakufishme dhe të gjera. Prej bujarisë së Allahut është edhe dija që i dhuron njeriut dhe aftësia për ta shkruar këtë dije. Allahu i Lartësuar e nxjerr njeriun nga barku i nënës, dhe në këtë gjendje njeriu është tërësisht i paditur. Por është Allahu i Madhëruar dhe Bujar që e pajis atë me aftësinë për të parë, për të dëgjuar, për të arsyetuar e gjykuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia lehtëson njeriut rrugët dhe mundësitë e diturisë dhe zhvillimit. Allahu i mësoi njeriut Kur'anin dhe Urtësinë Profetike. Ai i mësoi njeriut të shkruarit, nëpërmjet të cilit njeriu mund të ruajë diturinë dhe ta transmetojë ndër breza. Nëpërmjet shkrimit ruhen të pandryshuara të drejtat dhe detyrimet. Shkrimi është zëdhënësi më i mirë, në pamundësinë e të folurit. I Lavdëruar qoftë Allahu për të gjitha këto mirësi të mrekullueshme, për të cilat njeriu kurrë nuk do të mundë që ta lavdërojë Zotin e tij ashtu si e meriton dhe kurrë nuk do të mund t’i shprehë Atij mirënjohjen e plotë. Është përsëri Allahu i Madhëruar Ai që i begaton krijesat me pasuri, por njeriu, për shkak të natyrës së tij të prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë, e sheh veten si të pavarur, prandaj i kalon kufijtë dhe i shkel të drejtat: