I do not worship what you worship. (Al-Kafirun [109] : 2)
Sherif Ahmeti:
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni (Al-Kafirun [109] : 2)
1 Feti Mehdiu
Unë nuk adhuroj atë çka adhuroni ju
2 Hassan Efendi Nahi
Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni...” - Allahu i Lartësuar na mëson që ne ta shfaqim haptazi distancimin tonë nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Tij. Madje, Ai na mëson që t’u drejtohemi qafirëve dhe të gjithë atyre që kanë të adhuruar të tjerë veç Allahut, dhe t’ua deklarojmë hapur distancimin tonë nga çdo i adhuruar veç Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Ne distancohemi nga mohuesit dhe idhujtarët në të gjitha aspektet, me fjalët dhe veprat tona të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme. Muslimani dhe muslimania duhet të ketë pamje dhe vepra dalluese si të tillë, që e karakterizojnë dhe e shquajnë nga të gjithë të tjerët.