Or do they say, "He invented it"? Say, "Then bring ten Surahs like it that have been invented and call upon [for assistance] whomever you can besides Allah, if you should be truthful." (Hud [11] : 13)
Sherif Ahmeti:
Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!” (Hud [11] : 13)
1 Feti Mehdiu
Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”
2 Hassan Efendi Nahi
Nëse ata thonë: “Ai[1] e ka trilluar atë[2]!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”
[1] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [2] D.m.th. Kuranin.
3 Tafsir as-Saadi
Mos, vallë, po thonë: “Ai e ka trilluar atë.”? - Vallë, ata po thonë se ishte Muhamedi ai që e trilloi Kur'anin, se ky libër nuk është fjala e Allahut, por thjesht një trillim njeriu?! I Madhëruari i përgjigjet:
Thuaju: “Sillni dhjetë sure të ngjashme me të, të trilluara (ashtu siç thoni), dhe thirrni për ndihmë kë të mundeni, veç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” - Nëse është e vërtetë se ishte Muhamedi ai që e trilloi këtë libër madhështor, atëherë sillni edhe ju dhjetë sure të ngjashme me të Kur’anit. Ju jeni të ngjashëm me Muhamedin në aspektin e oratorisë dhe elokuencës dhe, përveç kësaj, zemrat i keni të mbushura plot me armiqësi e urrejtje dhe jeni çmendurisht të përkushtuar për të hedhur poshtë këtë Kur’an. Të gjitha këto duhet ta bëjnë të thjeshtë për ju dhe duhet të nxisin një dëshirë të parrezistueshme për t'iu përgjigjur sfidës. Por përsëri ata nuk iu përgjigjën kësaj sfide, prandaj i Madhëruari tha: