And his wife [as well] - the carrier of firewood. (Al-Masad [111] : 4)
Sherif Ahmeti:
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra) (Al-Masad [111] : 4)
1 Feti Mehdiu
Edhe gruaja e tij, drubartësja
2 Hassan Efendi Nahi
po ashtu edhe gruaja e tij[1], që mbart drutë e zjarrit,
[1] Ajo quhej Umm Xhumejl bint Harb dhe kishte një rol kryesor në armiqësinë që burri i saj ushqente ndaj nipit të tij, Profetit (a.s.). Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, që në atë kohë do të udhëhiqte luftën e idhujtarëve kundër myslimanëve. Me mllefin e saj, ajo hidhte përreth shtëpisë së Muhamedit (a.s.) ferra dhe gjemba, me shpresën që ai të lëndohej gjatë kthimit në shtëpi natën.